23 - 26 shtator 2019
Kryetari Xhaferi në Konferencë dhe vizitë zyrtare në Republikën e Kazakistanit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, merr pjesë në Takimin e katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evroazisë në temën: "Evroazija e madhe: Dialog. Besim. Partneritet.", që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit.
Në përbërje të delegacionit është edhe deputeti Enes Ibrahim. Në Takim marrin pjesë delegacione parlamentare nga gjashtëdhjetë vende dhe 39 kryetarë të parlamenteve nacionalet Evropës dhe Azisë, si e dhe 13 asamble parlamentare ndërkombëtare. Pritet që në fund të Takimit të miratohet dokumenti final me rekomandime për bashkëpunim më të afërt ndërmjet shteteve dhe avancimin e dialogut, besimit dhe partneritetit në rajon.
Pas përfundimit të këtij forumi multilateral, më 25 dhe 26 shtator të vitit 2019, Kryetari Xhaferi do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kazakistanit, me ftesë të Kryetarit të Mazhilisit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit Nurlan Nigmatulin.