E martë, 4 qershor 2019
Kryetari Xhaferi në vizitë oficiale në Konfederatën Zvicerane
Me ftesë të z-njës Marina Karobio Gusketi, Kryetare e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, prej 4 deri 6 qershor 2019 do të qëndrojë në vizitë oficiale në Konfederatën Zvicerane në Bernë. Në përbërje të Delegacionit oficial janë deputetët Xhevat Ademi, kryetar i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane, si edhe anëtarët e Grupit, Mira Stojçevska dhe Pavlinçe Çestojnova.
Në kuadër të Programit për vizitën, janë parashikuar takime me mikpritësin, z-njën Marina Korobio Gusketi, me z-njën Nikoleta Mariolini - deputete federale përgjegjëse për plurilingualizëm, me kryetarin e Këshillit Shtetëror, z. Zhan Rene Furnier, si edhe z-njën Kristina Marti Lang - Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.
Në kuadër të programit, do të ketë prezantim dhe diskutim për projektet e Drejtorisë për zhvillim dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me shërbimet parlamentare.