13-14 shkurt 2019
Kryetari Xhaferi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi më 13. 02.2019 do të udhëtojë në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë ku do të marrë pjesë në Seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të caktuar për datën 14.02.2019 dhe në të cilën do të votohet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në kanalin televiziv TVM2 do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë.