12-14 mars 2019
Kryetari Xhaferi në vizitë pune në Rumani dhe Lituani
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi prej më 12.03 deri më 14.03.2019 do të qëndrojë në vizitë pune në Rumani dhe në Lituani, i shoqëruar nga kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Rumaninë, z. Panço Minov. Qëllimi i këtyre udhëtimeve është prezenca në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin e Rumanisë, që është paralajmëruar për më 13 mars 2019 në ora 11.00 dhe në Sejmin e Lituanisë, paralajmëruar për 14 mars 2019, me fillim në ora 13.00. Kryetari Xhaferi do të drejtohet shkurtë para deputetëve të Senatit të Rumanisë dhe para deputetëve të Sejmit të Lituanisë. Nga Sejmi i Lituanisë do të mundësohet transmetim i drejtpërdrejtë në Kanalin e Kuvendit. Në kuadër të këtyre vizitave të punës, Kryetari Xhaferi do të ketë edhe takime bilaterale me mikpritësit dhe me përfaqësues tjerë shtetërorë të Rumanisë dhe Lituanisë.