13-14 maj 2019
Kryetari Xhaferi në vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot dhe nesër është në vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka.
Kryetari Xhaferi është i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, z. Rexhail Ismaili - kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe z-nja Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës, parashikohet që delegacioni të realizojë takim me mikpritësin, Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me nënkryetarin e Këshillit Federal Magnus Bryner, me anëtarët e grupit bilateral parlamentar Austri - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Shtefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme-Politike me kryetarin Andreas Shider.