10 - 12 shkurt 2019
Kryetari Xhaferi në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, prej më 10 deri 12 shkurt të vitit 2019 do të jetë në vizitë oficiale në Republikën e Sllovenisë.
Në përbërje të Delegacionit të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit do të jenë edhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, z-nja Nada Cipusheva, kryetare e Grupit për bashkëpunim dhe z-nja Shpresa Hadri, po ashtu anëtare e Grupit për bashkëpunim.
Në kuadër të vizitës oficiale, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të takohet me Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, z. Dejan Zhidan, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
Përveç kësaj, do të takohet me anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme, Komitetit për Çështje të BE-së, Komitetit të Mbrojtjes, Grupit të miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.
Në Programin për vizitë është paraparë edhe fjalim para deputetëve të Kuvendit Shtetëror dhe takim me koordinatorët e grupeve parlamentare.