KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

17-20 qershor 2019

Kryetari Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, prej më 17 deri 20 qershor është në vizitë oficiale në Republikën Popullore të Kinës, me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, z. Vang Jang.

Kryetari Xhaferi është në shoqërim të Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-ë Ejup Alimi, koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetares së Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. 

Sipas agjendës, është paraparë që Kryetari Xhaferi dhe delegacioni të realizojnë takime me mikpritësin, Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, z. Vang Jang, me zëvendësin e tij, z. Xhang Qingli, mandej me kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, z. Li Xhangshu, si e dhe përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shangai. 

a

Na ndiqni në:

Click