KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 21 shkurt, ora 13:00, Salla “Boris Trajkovski” 

Mbledhja nr. 134 e Komisionit Juridik Ligjvënës

Rendi i ditës:

1. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, me procedurë të shkurtuar – leximi II;   

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, me procedurë të shkurtuar – leximi II;  

3.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Goran Milevski, Ejup Alimi.

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Kostatin Kostadinov, Ejup Alimi, Goran Milevski;  

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Goran Milevski dhe Ejup Alimi; 

6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Dime Vellkovski, Kostadin Acevski, Ejup Alimi;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Hari Llokvenec, Artan Grubi, Emil Dimitriev;

8. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 14, paragrafi 3 pika 1 dhe pika 5 të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, e parashtruar nga deputetja Ivana Tufegxhiq; 

9.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25, paragrafi 1, pika 10 të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga deputeti Muhamed Zeqiri; 

10. Statut i Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjive “Shën Apostoll Pavle” – Ohër (faza II);

11. Statut i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup me Mendimin e Qeverisë së RM-së (faza I). 



a

Na ndiqni në:

Click