E enjte, 14 mars 2019, Ora 10:00, Salla 4
MBLEDHJA NR. 141 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve – leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme – leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj – leximi II;
4. Propozim-ligj për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike – leximi II;
5. Propozim-ligj për Regjistrin Qendror të Popullsisë – leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore – leximi I, I parashtruar nga: Ilija Dimovski, Dragan Cuklev;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik – leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë – leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion – leximi II;
10. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për bashkëproduksionin kinematografik (të reviduar);
11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5 dhe nenit 6 paragrafi 3 të Ligjit për avokati shtetërore, e parashtruar nga deputeti Rexhep Memedi;
12. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit;
13. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja e vendosur” në Republikën Islamike të Afganistanit;
14. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.