E hënë, 29 korrik 2019, Ora 10:00, Salla 4
MBLEDHJA NR. 24 E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Rendi i ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP NATO);
6. Përcaktim i Propozim-vendimit për zgjedhjen e shoqatave në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe jurisprudencës për Avokatin e Popullit - mekanizmi për kontrollin civil;
7. Përcaktim i propozimeve për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publike;
8. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Cilësinë në Arsimin e Lartë;
9. Përcaktim i propozimit për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
10. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë;
11. Përcaktim i Propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
12. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor;
13. Kontroll i kandidaturave të dërguara sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 120/2019);
14. Kontroll i kandidaturave të dërguara sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 21/2019);
15. Kontroll i kandidaturave të dërguara sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Programit të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 21/2019);
16. Të ndryshme.