KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 11 dhjetor 2019, Ora 10:30, Salla 10

MBLEDHJA NR. 34 E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME 

Rendi i ditës:       

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohje të ndërsjellë të lejeve për operator të autorizuar ekonomik - garanci dhe siguri (OEOC);

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit I të Marrëveshjes multilaterale ndërmjet Komunitetit Evropian dhe vendeve anëtare të tij, Republikës së Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë së Norvegjisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administratën e përkohshme të Kosovës për themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për transport ndërkombëtar në komunikacionin rrugor;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit për transferim të personave të dënuar;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit për ekstradim;

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit për ndihmë të ndërsjellë juridike në materien penale.

a

Na ndiqni në:

Click