KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 13 dhjetor 2019, Ora 11:00, Salla “Boris Trajkovski” 

MBLEDHJA NR. 70 E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Rendi i ditës: 

1. Propozim-vendim për rindarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve; 

2. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për lidhjen e rrugëve lokale, me procedurë të shkurtuar – leximi II;  

3. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Evropiane Investuese sipas Marrëveshjes Financiare për Projektin “Stacioni i pastrimit për ujërat e zeza në Shkup”, me procedurë të shkurtuar – leximi II;  

4. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit “Stacioni i pastrimit për ujërat e zeza në Shkup”, me procedurë të shkurtuar – leximi II;  

5. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar – leximi II;

6. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për ujitje të Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar – leximi II; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi të ardhura personale, me procedurë të shkurtuar – leximi II;   

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar – leximi II;  

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitim, me procedurë të shkurtuar – leximi II;

10. Propozim-ligj për tatim mbi mjete motorike, me procedurë të shkurtuar – leximi II; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, me procedurë të shkurtuar – leximi II, I parashtruar nga: Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Aleksandar Filipovski, Agim Murtezanov, Agim Shaqiri, Mirosllav Jovanoviq.

a

Na ndiqni në:

Click