8 – 9 prill 2019
Pjesëmarrja e Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të BE-së
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që do të mbahet prej më 08 - 09 prill të vitit 2019 në Vjenë, Austri. Kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim në Sesionin e 1-rë për temën "Bashkimi Evropian dhe fqinjët e tij", a në kuadër të evenimentit, do të realizojë edhe takime bilaterale me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, z-nja Karol Biro - Bonar dhe nënkryetarin e Komisionit për Çështje evropiane të Senatit të Republikës së Francës, z. Zhan Bize dhe takim me kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, z. Andrej Danko.