E martë, 11 qershor 2019, Ora 12:30, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 102 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rendi i ditës:
1. Verifikim i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtrorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publike, I parashtruar nga deputetët Jovan Mitreski dhe Ejup Alimi
3. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtrorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, I parashtruar nga deputetët Jovan Mitreski dhe Ejup Alimi;
4. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë, I parashtruar nga deputetët Jovan Mitreski dhe Ejup Alimi;
5. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, I parashtruar nga deputetët Jovan Mitreski dhe Ejup Alimi;
6. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, I parashtruar nga deputetët Jovan Mitreski dhe Ejup Alimi;
7. Propozim për emërimin e anëtarit të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit;
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrave Informative Kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendrave Informative Kulturore në Republikën e Shqipërisë;
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit që ka të bëjë me përkufizimin e nocionit “prodhime me origjinë” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për tregti të lirë në pajtim me Vendimin e Komitetit të Përzier të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë nr. 3/2015;
10. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë doganore – leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare – leximi II;
12. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive – leximi II;
13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar – leximi II;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë – leximi II;
15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë – leximi II;
16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punë vullnetare – leximi II;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar;
18. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua të dedikuar për financimin e Projektit për ndërtimin dhe instalimin e sistemit elektronik për arkëtimin e taksave rrugore përgjatë Korridorit VIII dhe autostradës Milladinovc – Shtip, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore;
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetet: Ivana Tufegxhiq dhe Shpresa Hadri;
20. Propozim-ligj për kontrollin e qarkullimit të jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara – leximi I;
21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik – leximi I;
22. Propozim-program nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën 2019-2021;
23. Raport vjetor për punën e Agjencisë Teknike Operative Shkup për vitin 2018;
24. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në vitin 2018;
25. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2018;
26. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2018;
27. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit;
28. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 44 paragrafi 1 të Ligjit për falimentim, E parashtruar nga deputeti Rexhep Memedi;
29. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 418-d të Kodit penal, E parashtruar nga deputeti Nikolla Micevski;
30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 15 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, E parashtruar nga kryetari i Komunës së Sarajit;
31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 37 të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, E parashtruar nga deputeti Hari Llokvenec;
32. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 65 paragrafi 5 të Ligjit për kulturë, E parashtruar nga deputetet Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Magdalena Manaskova dhe Ane Llashkoska;
33. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 338 të Ligjit për shoqëri tregtare, E parashtruar nga deputeti Agim Shaqiri;
34. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 112 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për tokë ndërtimore “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.17/11) dhe nenit 136 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për tokë ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.15/15), E parashtruar nga kryetari i Komunës së Qendrës;
35. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 52 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, E parashtruar nga deputeti Panço Minov;
36. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, E parashtruar nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës;
37. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 23 paragrafi 1 pika 3 nënpikat d), gj), e) dhe z) të Ligjit për prokurime publike, E parashtruar nga deputetja Lidija Tasevska.