KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 12 qershor 2019, Ora 12:30, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 102 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

(e filluar më 11.06.2019) (vazhdim i parë)

Rendi i ditës: 

... 

8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrave Informative Kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendrave Informative Kulturore në Republikën e Shqipërisë; 

9. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit që ka të bëjë me përkufizimin e nocionit “prodhime me origjinë” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për tregti të lirë në pajtim me Vendimin e Komitetit të Përzier të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë nr. 3/2015;  

... 

13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar – leximi II; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë – leximi II;  15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë – leximi II; 

16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punë vullnetare – leximi II; 

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar; 

18. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua të dedikuar për financimin e Projektit për ndërtimin dhe instalimin e sistemit elektronik për arkëtimin e taksave rrugore përgjatë Korridorit VIII dhe autostradës Milladinovc – Shtip, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore; 

19.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar: Ivana Tufegxhiq, Shpresa Hadri;

20. Propozim-ligj për kontrollin e qarkullimit të jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara – leximi I; 

21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik – leximi I; 

22. Propozim-program nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën 2019-2021; 

23. Raport vjetor për punën e Agjencisë Teknike Operative Shkup për vitin 2018; 

24. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në vitin 2018; 

25. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2018; 

26. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2018; 

27. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit; 

28. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 44 paragrafi 1 të Ligjit për falimentim, e parashtruar nga deputeti Rexhep Memedi; 

29. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 418-d të Kodit penal, e parashtruar nga deputeti Nikolla Micevski; 

30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 15 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Sarajit; 

31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 37 të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, e parashtruar nga deputeti Hari Llokvenec; 

32. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 65 paragrafi 5 të Ligjit për kulturë, e parashtruar nga deputetet Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Magdalena Manaskova dhe Ane Llashkoska; 

33. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 338 të Ligjit për shoqëri tregtare, e parashtruar nga deputeti Agim Shaqiri; 

34. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 112 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për tokë ndërtimore “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.17/11) dhe nenit 136 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për tokë ndërtimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.15/15), e parashtruar nga kryetari i Komunës së Qendrës; 

35. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 52 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, e parashtruar nga deputeti Panço Minov; 

36. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës; 

37. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 23 paragrafi 1 pika 3 nënpikat d), gj), e) dhe z) të Ligjit për prokurime publike, e parashtruar nga deputetja Lidija Tasevska.  

a

Na ndiqni në:

Click