KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 9 korrik 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 104 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Rendi i ditës: 

1. Verifikim i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut; 

2. Propozim për ndërprerjen e funksionit anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 

4. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë – leximi II; 

5. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik – leximi II;

6.  Propozim-ligj i plotësuar për kontrollin e qarkullimit të jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara – leximi II; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Panço Minov, Mirosllav Jovanoviq, Dime Vellkovski, Pançe Ivanov, Keti Smileska, Artan Grubi, Riste Tashev;

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Mileva Gjorgieva, Agim Shaqiri, Rexhep Memedi, Mirosllav Jovanoviq.    

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Mileva Gjorgieva, Agim Shaqiri, Rexhep Memedi, Mirosllav Jovanoviq;  

10. Propozim-ligj për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit – leximi I; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore – leximi I; 

12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikje – leximi I;  I parashtruar nga:Hari Llokvenec, Xhevat Ademi, Mirosllav Jovanoviq;

13.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje – leximi I, I parashtruar nga: Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Sllagjana Mitovska, Ivan Ivanov, Dragan Cuklev;

14. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital në vitin 2018;

15.  Raport vjetor për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018;

16. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018

17.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 221 paragrafi 3 të Ligjit për arsim të lartë, e parashtruar nga deputeti Panço Minov; 

18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 21 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të Ligjit për arsim fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 7/2008, 17/11, 51/11, 74/12, 41/14, 144/14, 146/15, 30/16 dhe 64/18), e në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve e parashtruar nga kryetari i Komunës së Karposhit; 

a

Na ndiqni në:

Click