E martë, 23 korrik 2019, Ora 11:00, Salla “Boris Trajkovski”
SEANCA NR. 106 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rendi i ditës:
1. Verifikim i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Propozim-llogari përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për hapjen e pikës së re kufitare ndërmjet të dyja vendeve që do t’i lidh Majdenin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Promahoin në Republikën e Greqisë;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për hapjen e pikës së re kufitare në rajonin e Liqenit të Prespës;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Amendamentit nga Doha të Protokollit nga Kjoto të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikje – leximi II;I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Xhevat Ademi, Mirosllav Jovanoviq;
7. Propozim-rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;E parashtruar nga: Talat Xhaferi;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për drejtësi të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Zoran Ilioski, Nikolla Micevski, Rexhail Ismaili, Ane Llashkoska, Snezhana Kaleska Vançeva, Julijana Nikollova, Jagoda Shahpaska, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf Hasani, Zhaklina Llazarevska, Aneta Simeska Dimoska, Zeqir Ramçilloviq, Maja Moraçanin, Rexhep Memedi;
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Liljana Zaturoska, Dime Vellkovski, Kostadin Acevski, Ane Llashkoska, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf Hasani;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Agim Shaqiri, Riste Tashev, Mirosllav Jovanoviq, Aneta Simeska Dimoska;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Mirsada Emini Asani, Katerina Kuzmanovska, Beti Rabaxhievska Naumovska, Meri Llazarova, Jagoda Shahpaska, Maja Moraçanin, Aleksandra Cvetkoska, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf Hasani, Rexhep Memedi;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Artan Grubi, Emil Dimitriev, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf Hasani;
14. Propozim-ligj për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë – leximi I;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve – leximi I;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – leximi I;
17. Propozim-ligj për arsim fillor – leximi I;
18. Propozim-ligj për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla fillore dhe të mesme – leximi I;
19. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit të Statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit Rregullator për Banim;
20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 48 paragrafi 2 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore; E parashtruar nga: Snezhana Kalevska Vançeva, Dime Vellkovski;
21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 166 paragrafi 1 të Ligjit për arsim të lartë, E parashtruar nga: Xhevat Ademi, Mirsada Emini Asani;
22. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 105 paragrafi 3 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, E parashtruar nga: Dragan Danev;
23. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 83 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, E parashtruar nga: Nikolla Micevski;
24. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 85 paragrafi 1 të Ligjit për nëpunës administrativë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Karposhit;
25. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Radovishit;
26. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5 të Ligjit për kundërvajtje, E parashtruar nga: Nevenka Stamenkovska Stojkovski;
27. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 69 paragrafi 4 të Ligjit për falimentim, E parashtruar nga: Samka Ibraimoski;
28. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 88 paragrafi 1 të Ligjit për falimentim, E parashtruar nga: Samka Ibraimoski.