KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 27 gusht 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 108 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Rendi i ditës:

1. Propozim për emërimin e anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 

2. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja e vendosur” në Republikën Islamike të Afganistanit; 

3. Propozim-rezolutë për Planin afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse për vitet 2019 – 2028;

4. Propozim-ligj i plotësuar për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Korpusin Evropian të Solidaritetit”;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Malit të Zi për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

6. Propozim-ligj i plotësuar për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë – leximi II;

7. Propozim-ligj për prokurori publike, me procedurë të shkurtuar;

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Mirsada Emini Asani, Meri Llazarova, Beti Rabaxhievska Naumovska, Rexhep Memedi, Vankover Mançev, Katerina Kuzmanovska, Maja Moraçanin, Dafina Stojanoska, Jagoda Shahpaska, Mirosllav Jovanoviq;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Jagoda Shahpaska, Rexhail Ismaili, Mileva Gjorgieva, Katerina Kuzmanovska, Zhaklina Llazarevska, Agim Murtezanov, Mirosllav Jovanoviq, Aneta Simeska Dimoska, Pançe Ivanov, Meri Llazarova; 

11. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Jagoda Shahpaska, Rexhail Ismaili, Mileva Gjorgieva, Katerina Kuzmanovska, Zhaklina Llazarevska, Agim Murtezanov, Mirosllav Jovanoviq, Aneta Simeska Dimoska, Pançe Ivanov, Meri Llazarova;

12. Propozim-ligj për provimin e jurisprudencës – leximi I;  

13. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2018;    

14. Raporte financiare të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2018; 

15. Raport vjetor i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2018; 

 

a

Na ndiqni në:

Click