KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 11 shtator 2019, ora 12:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 111 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

Rendi i ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për ndihmë të ndërsjellë administrative për çështje tatimore, të ndryshuar me Protokollin e vitit 2010;  
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve – leximi II;   
3.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – leximi II; 
4. Propozim-ligj i plotësuar për provimin e jurisprudencës – leximi II; 
5. Propozim-ligj për ndërmjetësim – leximi I;  
6. Propozim-ligj për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë – leximi I; 
7. Propozim-ligj për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – leximi I;   
8. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Shoqërinë për Prodhimin e Produkteve me Dedikim të Veçantë 11 Tetori – Eurokompozit SHA Prilep – leximi I;  
9. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për politika zhvillimore për financa publike dhe konkurrencë – leximi I;  
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion – leximi I; 
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë – leximi I;  
12. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit të Statutit për ndryshimin e Statutit të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip;  
13. Draft i planit hapësinor të Parkut Nacional Pelister 2016 – 2030;  
14. Raport vjetor i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018; 
15. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për ndjekjen e zbatimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për vitin 2018;  
16. Raport i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 dhe pjesa e Strategjisë për zgjerim që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut;    
17. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 10 paragrafi 1 të Ligjit për çmime shtetërore, E parashtruar nga: Trajço Dimkov; 
18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 40 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës; 
19. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 67 paragrafët 6, 7 dhe 8 të Ligjit për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës – Shkup; 
20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 8 paragrafi 1 pika 9 të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çashkës; 
21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 13 paragrafi (1) të Ligjit për ndërtim, në lidhje me nenin 205-a paragrafi (3) të Ligjit për përmbarim, E parashtruar nga: Snezhana Kaleska Vançeva. 

a

Na ndiqni në:

Click