E mërkurë, 9 tetor 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 114 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
(e filluar më 7.10.2019) (vazhdim i dytë)
Rendi i ditës:
...
5. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 – leximi II;
6. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Shoqërinë për Prodhimin e Produkteve me Dedikim të Veçantë 11 Tetori – Eurokompozit SHA Prilep – leximi II;
7. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për politika zhvillimore për financa publike dhe konkurrencë – leximi II;
8. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion – leximi II;
9. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion – leximi II;
10. Propozim-ligj i plotësuar për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelim të Universitetit Shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Zhaklina Peshevska, Sllavica Shumanska Miteva, Zhaklina Llazarevska, Panço Minov, Rexhail Ismaili, Mirosllav Jovanoviq, Mileva Gjorgieva, Lidija Tasevska;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelim të Fakultetit Teknik-Teknologjik, Fakultetit të Veterinarisë dhe Fakultetit Juridik në përbërje të Universitetit “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Zhaklina Llazarevska, Mirosllav Jovanoviq, Lidija Tasevska;
13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi fitim, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Dime Vellkovski, Çedomir Sazdovski, Mirosllav Jovanoviq;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetja Snezhana Kaleska Vançeva;
15. Propozim-ligj për informata të klasifikuara – leximi I.
16. Propozim-ligj për siguri materiale të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit – leximi I;
17. Raport i veçantë i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Ohrit, kryetar të Komunës së Novo Sellës dhe kryetar të Komunës së Dibrës për vitin 2019;
18. Propozim-vendim për themelimin e Komisionit Anketues për përcaktim të shkeljes së ligjeve dhe keqpërdorimeve në punën e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, I parashtruar nga deputetët: Nikolla Micevski, Zoran Ilioski, Liljana Zaturoska, Trajko Veljanoski, Ilija Dimovski, Trajço Dimkov, Dragan Danev, Kërsto Jovanovski, Bllagoja Despotoski, Ivan Ivanov, Lupço Dimovski, Ane Llashkovska, Dimitar Stevananxhija, Magdalena Manaskova, Sllagjana Mitovska, Zhaklina Peshevska, Dragan Cuklev, Stojan Millanov, Pavlinçe Çestojnova, Johan Tarçullovski, Antonijo Milloshoski.