E martë, 22 tetor 2019, ora 11:00, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 114 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
(e filluar më 7.10.2019) (vazhdim i pestë)
Rendi i ditës:
...
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelim të Universitetit Shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Zhaklina Peshevska, Sllavica Shumanska Miteva, Zhaklina Llazarevska, Panço Minov, Rexhail Ismaili, Mirosllav Jovanoviq, Mileva Gjorgieva, Lidija Tasevska;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelim të Fakultetit Teknik-Teknologjik, Fakultetit të Veterinarisë dhe Fakultetit Juridik në përbërje të Universitetit “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Zhaklina Llazarevska, Mirosllav Jovanoviq, Lidija Tasevska;
13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi fitim, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Dime Vellkovski, Çedomir Sazdovski, Mirosllav Jovanoviq;
...
15. Propozim-ligj për informata të klasifikuara – leximi I;
16. Propozim-ligj për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit – leximi I;
17. Raport i veçantë i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Ohrit, kryetar të Komunës së Novo Sellës dhe kryetar të Komunës së Dibrës për vitin 2019;
18. Propozim-vendim për themelimin e Komisionit Anketues për përcaktim të shkeljes së ligjeve dhe keqpërdorimeve në punën e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale të Lidhura dhe që Rezultojnë nga Përmbajtja e Ndjekjes së Paligjshme të Komunikimeve; I parashtruar nga deputetët: Nikolla Micevski, Zoran Ilioski, Liljana Zaturoska, Trajko Veljanoski, Ilija Dimovski, Trajço Dimkov, Dragan Danev, Kërsto Jovanovski, Bllagoja Despotoski, Ivan Ivanov, Lupço Dimovski, Ane Llashkovska, Dimitar Stevananxhija, Magdalena Manaskova, Sllagjana Mitovska, Zhaklina Peshevska, Dragan Cuklev, Stojan Millanov, Pavlinçe Çestojnova, Johan Tarçullovski dhe Antonijo Milloshoski.