KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 28 janar 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 81 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Rendi i ditës:

1.  Propozim-vendim për mënyrën e kryerjes së intervistës, vlerësimit dhe rangimit të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit; I parashtruar nga: Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Nikolla Micevski, Rexhep Memedi, Elizabeta Kançevska Milevska, Fadil Zendeli, Meral Uzeiri Ferati, Surija Rushidi; 

2. Propozim-kod për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të sjelljes etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; I parashtruar nga: Talat Xhaferi, Goran Misovski, Frosina Tashevska Remenski, Rexhep Memedi, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Meral Uzeiri Ferati; 

3. Propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Civile; 

4.  Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

5.  Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;

6.  Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve; 

7.  Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike; 

8. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

9. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (UIP); 

10. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime; 

11. Propozim-vendim për shkarkimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

12.  Interpelancë për punën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov; E parashtruar nga: Antonijo Milloshoski, Nikolla Micevski, Trajko Veljanoski, Magdalena Manaskova, Zoran Ilioski, Trajço Dimkov, Dragan Cuklev, Liljana Zaturoska, Johan Tarçullovski, Nikolla Popovski, Zhaklina Peshevska, Dimitar Stevananxhija, Ane Llashkoska, Nevenka Stamenkovska, Liljana Kuzmanovska, Ivan Ivanov, Vesna Damçevska Ilievska, Bllagoja Despotovski, Vesna Pemova, Pavlinçe Çestojnova, Nada Cipusheva, Dafina Stojanoska, Sllagjana Mitovska, Goran Manojllovski;  

13. Propozim-ligj i plotësuar për prokurime publike – leximi II; 

14. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi – leximi II; 

15. Propozim-ligj i plotësuar  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi II;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – leximi II;   

17. Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për standardin e nxënësve – leximi II; 

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve – leximi II;

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës – leximi I; 

20. Propozim-ligj për praktikë – leximi I; 

21. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë – leximi I; 

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Betian Kitev, Rexhail Ismaili, Sashko Kostov, Sonja Mirakovska dhe Jusuf Hasani; 

23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Tatjana Prentoviq dhe Jusuf Hasani; 

24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për informata të klasifikuara, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Hari Llokvenec dhe Agim Shaqiri;

25. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Tatjana Prentoviq, Rexhail Ismaili; 

26. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Ejup Alimi, Aleksandar Kiracovski, Goran Milevski, Ilija Nikollovski, Zhaklina Llazarevska, Çedomir Sazdovski, Juliana Nikollova, Tatjana Llallçevska, Lidija Tasevska, Irena Stefoska, Zeqir Ramçilloviq, Dime Vellkovski, Aneta Simeska Dimoska; 

27. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për deputetë, me procedurë të shkurtuar; i parashtruar nga deputetët: Snezhana Kaleska Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memedi dhe Rexhail Ismaili;  

28. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Dime Vellkovski dhe Rexhail Ismaili; 

29. Iniciativë civile për grumbullimin e nënshkrimeve prej së paku 150.000 zgjedhësve për shpalljen e referendumit plotësues për vendimmarrjen e qytetarëve në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë; 

30. Propozim-vendim për miratimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2019;

31. Propozim-vendim për miratimin e Programit vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2019;

32.  Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit për lartësinë e kompensimit  mujor që e arkëton Agjencia për Suprevizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2019;

33.  Plan financiar të Agjenciasë për Suprevizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2019; 

34.  Raport për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2017; 

35.  Raport vjetor për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë në vitin 2017; 

36. Plan financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2019; 

37.  Propozim i interpretimit autentik nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit për sport; I parashtruar nga Ivana Tufegxhiq; 

38.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 134 paragrafi (3) të Ligjit për falimentim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës; 

39.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5-b paragrafi (2) të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Velesit; 

40.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 128 paragrafi (3), në lidhje me nenin 79-а paragrafi (1) të Ligjit për arsim fillor, E parashtruar nga deputeti Panço Minov; 

41.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 8, paragrafi 7) dhe paragrafi 9) të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit; 

42.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5 paragrafi 3 të Ligjit për provimin e jurisprudencës, E parashtruar nga deputetja Ivana Tufegxhiq; 

43.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 11 paragrafi 2 të Ligjit për denacionalizim, E parashtruar nga deputetja Snezhana Kaleska Vançeva; 

44.  Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për kadastër të patundshmërive, E parashtruar nga deputetja Beti Rabaxhievska Naumovska. 

a

Na ndiqni në:

Click