E enjte, 14 mars 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 91 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja e vendosur” në Republikën Islamike të Afganistanit;
2. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë;
3. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për koproduksion kinematografik (e reviduar);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës – leximi II;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë – leximi II;
7. Propozim-ligj për ndihmë juridike falas, me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosa, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Tatjana Prentoviq, Rexhail Ismaili;
9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar,I parashtruar nga: Katerina Kuzmanovska, Mirsada Emini Asani, Jagoda Shahpaska, Beti Rabaxhievska Naumovska, Maja Moraçanin;
10. Propozim-ligj për ndërprerjen e shtatzënisë – leximi II;
11. Propozim-ligj për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale – leximi II;
12. Propozim-ligj për mbikëqyrje inspektuese – leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore – leximi I;
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë – leximi I, I parashtruar nga deputetët: Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Panço Minov, Jovan Mitreski, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili dhe Vesel Memedi;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore – leximi I, I parashtruar nga deputetët: Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Panço Minov, Jovan Mitreski, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili dhe Vesel Memedi;
16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor – leximi I, I parashtruar nga deputetët: Vesna Pemova, Nikolla Micevski, Sllagjana Mitovska, Zhaklina Peshevska, Bllagica Llasovska, Pavlinçe Çestojnova, Vlladimir Gjorçev, Goran Manojlloski, Dimitar Stevananxhija, Ane Llashkoska, Dafina Stojanoska, Zoran Ilioski, Vesna Damçevska Ilievska, Stojan Millanov, Dragan Danev, Antonijo Milloshoski, Trajço Dimkov, Emil Dimitriev, Kërsto Jovanovski, Trajko Veljanoski, Johan Tarçullovski, Ivan Ivanov, Lupço Dimovski, Bllagoja Despotovski, Magdalena Manaskova, Nada Cipusheva, Vankover Mançev dhe Ilija Dimovski;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore – leximi I, I parashtruar nga: Ilija Dimovski, Dragan Cuklev;
18. Propozim-program nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën 2019 - 2021;
19. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Statutit të Universitetit të Shkencave dhe Teknologjive Informatike “Shën Apostoll Pavle” - Ohër;
20. Propozim i interpretimit autentik të nenit 25, paragrafi (1) pika 10 të Ligjit për tatime mbi pronë; I parashtruar nga: Muhamed Zeqiri;
21. Propozim i interpretimit autentik të nenit 14, paragrafi (3) pikat 1 dhe 5 të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar;I parashtruar nga: Ivana Tufegxhiq;
22. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 2 pika 4 të Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, e parashtruar nga deputeti Muhamed Zeqiri;
23. Iniciativë qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve prej së paku 150.000 zgjedhësve për shpalljen e referendumit plotësues për vendimmarrjen e qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës, të Njëqind e pesëdhjetë e shtatë qytetarëve, të dorëzuar nëpërmjet propozuesit të autorizuar Todor Petrov;
24. Propozim-rezolutë për ndryshime dhe përmirësim të pozitës së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (I parashtruar nga: Samka Ibraimoski, Mirsada Emini Asani, Juliana Nikollova, Pavle Bogoevski, Enes Ibrahim, Dime Vellkovski, Sonja Mirakovska, Gjullumser Kasapi, Irena Stefoska, Maja Moraçanin, Sllavica Shumanska Miteva, Agim Murtezanov, Liljana Popovska, Ivana Tufegxhiq).