KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 27 mars 2019, ora 11:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 93 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për këmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;  
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella juridike pronësore; 
3. Propozim-ligj i plotësuar për Regjistrin Qendror të Popullsisë – leximi II;
4. Propozim-ligj i plotësuar për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike – leximi II;   
5. Propozim-ligj i plotësuar për ekzekutimin e sanksioneve – leximi II; 
6. Propozim-ligj i plotësuar për shërbime – leximi II; 
7. Propozim-ligj i plotësuar për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të ngjashme – leximi II;  
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik – leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë – leximi II; 
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore – leximi II; 
11. Propozim-ligj i plotësuar për praktikë – leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë – leximi II, I parashtruar nga deputetët: Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Panço Minov, Jovan Mitreski, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Vesel Memedi, Jusuf Hasani;  
13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore – leximi II, I parashtruar nga deputetët: Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Panço Minov, Jovan Mitreski, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Vesel Memedi, Jusuf Hasani;  
14. Propozim-ligj për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar; 
15. Propozim-ligj për siguri sociale për personat e moshuar, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë të shkurtuar;
17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar – leximi II; 
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar; 
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Surija Rashidi, Jovan Mitreski, Nikolla Micevski, Ejup Alimi, Fadil Zendeli; 
20. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup;  
21. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Statutit të Universitetit “Shën Kliment Ohridski” në Manastir;  
22. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit të statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
23.  Propozim-vendim për dhënie pëlqimi akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit; 
24.  Kërkesë për dhënie të intepretimit autentik nenit 5 dhe nenit 6 paragrafi 3 të Ligjit për avokati shtetërore, E parashtruar nga deputeti Rexhep Memedi.

a

Na ndiqni në:

Click