E hënë, 20 maj 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 98 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve ;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë Doganore – leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për disiplinë financiare – leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive – leximi I;
5. Propozim-ligj për planifikim urbanistik – leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar – leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë – leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë – leximi I;
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për volonteri – leximi I;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion – leximi I, I parashtruar nga: Dime Vellkovski, Rexhail Ismaili, Kostadin Acevski;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Regjistër Qendror, me procedurë të shkurtuar – leximi II, I parashtruar nga: Pançe Ivanov, Rexhail Ismaili, Keti Smileska, Mira Stojçevska, Dime Vellkovski;
12. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2019;
13. Propozim-vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2018;
14. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2018;
15. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Planit financiar të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2019;
16. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Planit strategjik të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2019;
17. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Programit vjetor të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2019;
18. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2018;
19. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes për vitin 2018;
20. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasjen e Lirë te Informatat me Karakter Publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018;
21. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për vitin 2018;
22. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2018;
23. Raport vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2018;
24. Raport për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2018;
25. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018;
26. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2018.