KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Е premte, 22 nëntori 2019

Shënimi i 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip

Në kuadër të shënimit të festës 22 Nëntori, Dita e Alfabetit shqip, sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të jetë i pranishëm në aktivitetet në vijim:

  • 10.00h. - Hapja e Ekspozitës së përhershme "Vudro Villson" dhe Promovimi i pullës postare me figurën e ish presidentit amerikan Villson dhe shpallja e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në hapësirat e Institutit ku edhe do të mbajë fjalim; 
  • 13.00h. - Ndarja e Çmimit shtetëror 22 Nëntori në Sallën e Kristaltë në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe,
  • 19.30h. - Akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit shqip, ku edhe do të mbajë fjalim. 
a

Na ndiqni në:

Click