28 shkurt-1 mars 2019
Vizitë pune e Kryetarit Xhaferi në Malin e Zi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Malin e Zi, ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Malit të Zi, që është paralajmëruar për më 01 mars 2019.
Në kuadër të vizitës do të ketë edhe takim bilateral me mikpritësin e tij, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq.