E mërkurë, 20 shkurt 2019
Vizitë pune e Kryetarit Xhaferi në Republikën e Bullgarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Republikën e Bullgarisë, sot do të jetë i pranishëm në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë.
Pas ratifikimit, KKRMV Talat Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me KKNRB Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.
Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me Zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zaharieva.