E martë, 07 shtator 2021, ora 12:00 salla “Maqedonia”
Seanca nr. 41 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rendi i ditës:
48. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar;
53. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare - leximi I;
54. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës - leximi I;
55. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme - leximi I;
58. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim - leximi I;
67. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 45 të Ligjit për planifikim urbanistik, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Qendrës;
68. Raport vjetor për punën e Agjencisë Teknike Operative Shkup për vitin 2020;