KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 10 dhjetor 2020, ora 10:00, Salla 6

Mbledhja nr. 1 e Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Rendi i ditës:

1. Propozim-plan strategjik i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021 – 2023; 

2. Propozim-kërkesë buxhetore e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021; 

3. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi financiar Planit Vjetor të Punësimit në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2021; 

4. Propozim-konkluzion për përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm të grupeve parlamentare në pajtim me nenin 9 paragrafi (3) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 104/2009); 

5. Përcaktim i mendimit për Propozimin për fillimin e procedurës për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sendeve të tundshme institucioneve të tjera pa kompensim, procedurës për zgjedhjen e personit juridik që ushtron veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinës ose procedurës për shitjen e sendeve të cilat për shkak të vjetërsisë së tyre, prishjes dhe vjetërsisë teknologjike nuk shfrytëzohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.   

a

Na ndiqni në:

Click