KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 6 tetor 2020, ora 11:00, Salla e Madhe

Seanca nr. 15 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rendi i ditës:

1. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për ballafaqim urgjent me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtuar;
2.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardin e nxënësve, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi – leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të informatorëve – leximi I; 
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore – leximi I; 
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për autokampe – leximi I; 
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendskijime – leximi I; 
10. Propozim-vendim për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbrojtje nga migrimi ilegal dhe mbrojtje të shëndetit publik në kushtet të ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për koronavirusin KOVID-19 dhe parandalim të përhapjes së tij dhe për shkak të rrezikut të lartë dhe vëllimit të zmadhuar të hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthim të një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar personave fizikë, me procedurë të shkurtuar.   

a

Na ndiqni në:

Click