E martë, 20 tetor 2020, ora 11:00, Salla e Madhe
Seanca nr. 18 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Federative të Gjermanisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve konfidenciale të cilat shfrytëzohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Malin e Zi;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e luftës kundër kontrabandimit të migrantëve;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve konfidenciale të cilat shfrytëzohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë;
5. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për huazim për financim të Projektit për modernizim të bujqësisë, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit;
7. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar.