E enjte, 29 tetor 2020, ora 13:00, Salla e Madhe
Seanca nr. 20 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues për Privilegje dhe Imunitete të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për statusin e Komandove Ushtarake Ndërkombëtare të vendosura në pajtim me Marrëveshjen Veriatlantike;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për statusin e forcave të tyre;
4. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020;
5. Propozim-ligj për mbështetje financiare personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020;
6. Propozim-ligj për mbështetje financiare punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për shkak të pagesave të rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes për hua për financim të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetroll SHA Shkup në formë të marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar;
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim për ndërprerjen e funksionit anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
13. Propozim për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim privat, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror – leximi I;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – leximi I;
17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim – leximi I.