KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 30 tetor 2020, ora 11:00, Salla e Madhe

Seanca nr. 20 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rendi i ditës: 

4. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020;  

5. Propozim-ligj për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, me procedurë të shkurtuar; 

6. Propozim-ligj për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për shkak të pagesave të rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, me procedurë të shkurtuar; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar;

 8. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes për hua për financim të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar; 

9. Propozim-ligj për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetroll SHA Shkup nëpërmjet marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar; 

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar;   

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar; 

12. Propozim për ndërprerjen e funksionit anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

13. Propozim për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim privat – leximi I; 15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror – leximi I; 

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – leximi I;17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim – leximi I. 

a

Na ndiqni në:

Click