E enjte, 5 nëntor 2020, ora 12:00, Salla e Madhe
SEANCA NR. 20 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
(e filluar më 29.10.2020) (vazhdim i gjashtë)
Rendi i ditës:
...
5. Propozim-ligj për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19 për shkak të pagesave të rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, me procedurë të shkurtuar;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes për hua për financim të Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetroll SHA Shkup nëpërmjet marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar;
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar;
...
13. Propozim për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim privat – leximi I;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror – leximi I;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – leximi I;
17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim – leximi I.