E enjte, 26 nëntor 2020, ora 11:00, Salla e Madhe
SEANCA NR. 22 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin pndërkombëtarë të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore;
2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Verit;
4. Propozim-vendim për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera;
5. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit; (të parashtruar nga: Jovan Mitreski dhe Arbër Ademi)
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues 6 për tregti me shërbime ndaj Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për teleferikë dhe ski-lifte – leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor – leximi II;
9. Propozim-rregulore për plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar; (të parashtruar nga: Talat Xhaferi)10 Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për financim të partive politike, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitim, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi të ardhura personale, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar;
17. Propozim-ligj për mbështetjen financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga KOVID 19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me procedurë të shkurtuar; 18 Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendmit për lartësinë e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Finanicm Kapital nga Shoqëritë Pensionale për vitin 2020;
19. PROPOZIM – LIGJ PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DHUNA MBI FEMRAT DHE DHUNA NË FAMILJE – leximi I;
20. Propozim – ligj për realizimin e interesit publik në kulturë – leximi I.
21. Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (I parashtruar nga: Jovan Mitreski, Ilija Nikollovski, Sonja Mirakovska, Fanica Nikolloska, Bobi Mojsoski, Monika Zajkova, Latife Shikovska, Llaze Tanevski, Zeqir Ramçiloviq,Arta Bilalli Zendeli, Beti Rabaxhievska Naumovska, Lupço Ballkovski, Slavjanka Petrovska, Mirosllav Jovanovic, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Belkisa Zeqiri, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Kole Çarakçiev, Emilija Rambadova dhe dhe Bajram Kadrija.