KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 14 dhjetor 2020, ora 11:00, Salla e Madhe

Seanca nr. 25 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rendi i ditës:

1. Propozim-vendim i plotësuar për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushtet e ekzistimit të Pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse COVID-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e tij në vëllimin e shtuar me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullsisë; 
2. Propozim për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
3. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
4. Propozim-ligj i plotësuar për siguri të përgjithshme të prodhimeve (*) – leximi II; 
5.  Propozim-ligj i plotësuar për fitofarmaci (*) – leximi II; 
6. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për banim – leximi II; 
7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor – leximi II; 
8. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor – leximi II; 
9. Propozim-ligj për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me procedurë të shkurtuar; 
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar;   
11. PROPOZIM-LIGJ PËR REGJISTRIM TË AUTOMJETEVE ME TARGA TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, ME PROCEDURË TË SHKURTUAR; 
12. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit “Prezantimi i transportit të shpejtë me autobus në Qytetin e Shkupit”, me procedurë të shkurtuar; 
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar; 
14. PROPOZIM-LIGJ PËR SISTEMATIZIMIN E NËPUNËSVE ADMINISTRATIVË TË PUNËSUAR PËRMES PROGRAMIT K-5 NË MINISTRINË E SISTEMIT POLITIK DHE MARRËDHËNIEVE NDËRMJET BASHKËSIVE, ME PROCEDURË TË SHKURTUAR; 
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Ziadin Sela, Skender Rexhepi, Surija Rashidi, Safije Sadiki Shaini, Abdulla Saliu, Elmi Aziri, Halil Snopçe; 
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Jovan Mitreski, Kastriot Rexhepi, Arbër Ademi, Rina Ajdari; 
17. Propozim-ligj për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020 – leximi I; 
18. Propozim-vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve.  

a

Na ndiqni në:

Click