KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 17 nëntor 2020

Trajnim i IRI-t për Procese të Hapura dhe Transparente të Komisionit të Përhershëm Hetimor të Kuvendit     

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) në bashkëpunim me Partneritetin për Demokraci në Kongresin e SHBA-ve, do të zbatojë trajnimin e parë që është pjesë e një seri trajnimesh online për anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Hetimeve për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit. Trajnimi synon të kontribuojë në përfshirjen më të madhe dhe prioritizimin më të madh të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspektin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve duke forcuar rolin e Komisionit të Përhershëm Hetimor. Përmes këtij bashkëpunimi, IRI dhe Partneriteti për Demokraci do të ndajnë përvojat dhe praktikat e mira nga Kongresi Amerikan që do të ndihmojnë komisionin të zhvillojë një axhendë të fortë pune, të identifikojë përparësitë e komisionit dhe të zhvillojë një bashkëpunim të mirë të brendshëm.   

Mandati i Komisionit është veçanërisht i rëndësishëm për sistemin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sepse mundëson mbikëqyrje dhe monitorim të drejtpërdrejtë të situatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga deputetët, si përfaqësues të qytetarëve. Gjetjet e Komisionit janë bazë për fillimin e procedurave për të përcaktuar përgjegjësinë e bartësve të funksioneve publike nëse ata kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.  

Në trajnim fjalë hyrëse do të ketë Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Derek Lajten, Drejtor Ekzekutiv, Partneriteti për Demokraci i Kongresit të SHBA-së., Paul Mekarti, Drejtori Rajonal i IRI-t për Evropë, kurse Halil Snopce, Kryetar i Komisionit të Përhershëm Hetimor fillimisht do të japë një përmbledhje të shkurtër të punës aktuale dhe situatës në Komisionin e Përhershëm Hetimor.  

Trajnimi do të mbahet nga Piter Roskam, ish-kongresmen i SHBA-ve, dhe Valeri Hajtshusen, eksperte Eksperte e Procesit Legjislativ në Shërbimin Kërkimor në kuadër të Kongresit.   

Dy të tjera nga seria e trajnimeve janë planifikuar përmes të cilave Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) në bashkëpunim me Partneritetin për Demokraci në Kongresin e SHBA-ve do të mbështetë Komisionin e Përhershëm Hetimor në përpjekjet e tij për të forcuar rolin e tij në monitorimin e situatës së të drejtave të njeriut.  

a

Na ndiqni në:

Click