E hënë, 27 janar 2020, Ora 12:00, Salla “Maqedonia”
SEANCA NR. 130 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
(e filluar më 14.1.2020) (vazhdim i pestë)
Rendi i ditës:
...
12. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për administrimin e sigurimit social, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë, me procedurë të shkurtuar;
...
15. Propozim-ligj për shlyerjen e kamatave dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizikë, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për shlyerjen e kamatave dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, me procedurë të shkurtuar;
...
18. Propozim-ligj për shujtën e subvencionuar të studentëve, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Julijana NIkollova, Aleksandar Kiracovski, Sashko Kostov dhe Rexhep Memedi;
19. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga: Maja Moraçanin dhe Liljana Popovska;
...
47. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve – leximi I;
...
50. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për libra shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm - leximi I, I parashtruar nga: Enes Ibrahim, Jusuf Hasani;
51. Propozim-ligj për kontroll të drogave dehëse dhe substancave psikotrope – leximi I;
...
53. Propozim-ligj për shpallje të pavlefshmërisë dhe anulimit të akteve, veprimeve, masave juridike dhe pasojave juridike nga procedurat e lustrimit – leximi I;
54. Informatë për ndotjen enorme të ajrit të ambientit në Republikën e Maqedonisë, E parashtruar nga: Dragan Danev, Nikolla Micevski, Zoran Ilioski, Goran Manojlloski, Trajço Dimkov, Nikolla Poposki, Dragan Cuklev, Gjoko Kamçev, Ivan Ivanov, Bllagica Llasovska, Liljana Zaturoska, Sllagjana Mitovska, Ane Llashkoska, Dimitar Stevananxhija, Bllagoja Despotovski, Pavlinçe Çestojnova.