KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E shtunë, 24 mars 2018

Delegacion i Kuvendit, i paraprirë nga kryetari Xhaferi, në Asamblenë e 138. të IPU(UIP) në Gjenevë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, prej, më 24.03(sot) deri më 28.03.2018, do të marrë pjesë në Asamblenë e 138. Të Unionit Interparlamentar që do të mbahet në Gjenevë Zvicër.

Kryetari i Kuvendit do e paraprijë Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP (IPU), në përbërje të deputetëve z. Tomisllav Tuntev, z. Jovan Mitrevski, z. Dimitar Stevananxhija, z. Rexhail Ismaili, z. Afrim Gashi, z-nja Julijana Nikollova dhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretar gjeneral në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi do të marrë pjesë në punën e Asamblesë me fjalim të tij, ndërsa në suazat e gjithë evenimentit, do të ketë edhe takime bilaterale.

a

Na ndiqni në:

Click