KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

23-24 prill 2018

Kryetari Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian në Talin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Estonisë, sot dhe nesër (23 dhe 24 prill 2018), do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Talin, Estoni. Konferenca do të shtjellojë tema për ardhmërinë e Bashkimit Evropian dhe sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës. Në margjinat e Konferencës  që mbahet në suazat e kryesimit të Estonisë me Këshillin e BE-së, kryetari Xhaferi do të realizojë edhe takime bilaterale me kolegët e vet evropianë. 

a

Na ndiqni në:

Click