12-13 korrik 2018
Kryetari Xhaferi në Samitin e 3-të të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në kremtimin e 550-vjetorit të Parlamentarizmit Polak
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, më 12 dhe 13 korrik të vitit 2018 do të marrë pjesë në Samitin e 3-të të kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në kremtimin e 550-vjetorit të Parlamentarizmit polonez, që do të mbahet në Varshavë, Republika e Polonisë.
Në Konferencë kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim në temën "Parlamentet në politikën ndërkombëtare" dhe do të realizojë edhe takime bilaterale me homologët e vet nga rajoni.