E shtunë, 14 prill 2018
Kryetari Xhaferi në Sesionin e Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë në Sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, në cilësinë e shefit të Delegacionit që është i përbërë prej anëtarëve: z. Hari Llokvenec, z. Xhevat Ademi dhe z-nja Teuta Bilali, në Lubjanë.
Përveç fjalimit në Sesionin plenar, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të realizojë dhe më shumë takime bilaterale.