KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

18-21 prill 2018

Kryetari Xhaferi në vizitë zyrtare të Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, prej më 18 deri 21 prill 2018 do të jetë në vizitë oficiale në Republikën e Turqisë. 

Në shoqërim të kryetarit të Kuvendit do të jenë, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Vesel Memedi, kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, z. Enes Ibrahim dhe anëtari i Grupit për bashkëpunim, z. Jusuf Hasani. 

Në kuadër të vizitës oficiale të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashikuar takime bilaterale me kreun shtetëror të Republikës së Turqisë dhe takime me Grupin interparlamentar për miqësi Turqi - Maqedoni dhe me biznes këshillin turko - maqedonas.       

a

Na ndiqni në:

Click