E martë, 20 shkurt 2018, Ora 10:00, Salla 4
Mbledhja nr. 10 e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë së Postave;
2. Përcaktim i Propozimit për zgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Këshillit për Takime Kulturore Shkencore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës";
5. Përcaktim i propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë;
6. Të ndryshme.