E enjte, 30 gusht 2018, ora 10:00, Salla "Boris Trajkovski"
MBLEDHJA NR. 31 E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare - faza V, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për avancimin e shërbimeve sociale, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar;I parashtruar nga: Jovan Mitrevski, Kostadin Kostadinov, Rexhail Ismaili.