E hënë, 21 maj 2018, Ora 09:00, Salla 10
Mbledhja nr. 69 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Rendi i ditës:
1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për lejimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.
2. Propozim-ligj për mbështetje të të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e Doganave - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë - leximi I;
5. Propozim-ligj për agjenci private të punësimit - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për akciza - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Dragan Danev, Ane Llashkoska, Emilija Aleksandrova, Bllagica Llasovska, Bllagoja Despotovski, Pavlinçe Çestojnova, Sllagjana Mitovska, Dimitar Stevananxhija, Daniella Rangellova, Liljana Zaturoska, Zoran Ilioski, Vesna Pemova, Kërsto Jovanovski, Goran Manojlloski, Trajko Veljanoski, Dragan Cuklev, Trajço Dimkov, Nikolla Micevski, Vankover Mançev, Ivan Ivanov, Vesna Damçevska Ilievska dhe Zeqir Ramçilloviq;
8. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 29-a, 29-b, 29-v dhe 29-g të Ligjit për të ardhurat personale dhe kompensimet tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Shuto Orizarit dhe kryetarja e Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, Fatima Osmanovska;
9. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 41 paragrafët (1) dhe (4) të Ligjit për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 50/10, 127,10, 44/14, 150/15, 31/16 dhe 21/18“), e parashtruar nga deputeti Samka Ibraimoski;
10. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5 të Ligjit për tatime mbi pronën, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit;
11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 17 dhe nenit 26 të Ligjit për ndërmarrje publike, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit.