E enjte, 22 mars 2018, Ora 10:30, Salla "Boris Trajkovski"
Mbledhja nr. 8 e Komisionit për Çështje Ekonomike
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Hari Llokvenec, Dalibor Bogdanovski dhe Agim Shaqiri;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Hari Llokvenec, Dalibor Bogdanovski dhe Agim Shaqiri;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Entin Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë - leximi II, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Hari Llokvenec, Dalibor Bogdanovski dhe Agim Shaqiri.