KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 30 gusht 2018, ora 13:30, Salla "Boris Trajkovski"

MBLEDHJA NR. 90 E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS

Rendi i ditës:

1. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar; 
2. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare - faza V, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për avancimin e shërbimeve sociale, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar;
I parashtruar nga: Jovan Mitrevski, Kostadin Kostadinov, Rexhail Ismaili. 
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësinë dhe Zhvillim Rural, me procedurë të shkurtuar; 
I parashtruar nga: Rexhail Ismaili, Tatjana Prentoviq; 
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Hari Llokvenec, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Petar Atanasov, Lidija Tasevska, Goran Milevski, Mirosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski, Tatjana Llallçevska;
7. Propozim-ligj për Ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët transiti, të kryera me Vendimin numër 1/2017 të Komisionit të Përzier të BE-EFTA për transit të përbashkët;

a

Na ndiqni në:

Click