Е enjte, 3 maj 2018, ora 09:30, Kabineti i Kryetarit
Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim për zbatimin e Projektit "Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur"
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Tomas Gerber, drejtor dhe ambasador i Kontrollit Demokratik mbi Forcat e Armatosura (DCAF), do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e Projektit "Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur", si pjesë e programit për reforma të sektorit të zbulimit në Republikën e Maqedonisë 2017 - 2020.
Pas nënshkrimit të Memorandumit do të vijojnë deklarata për mediumet nga të dy nënshkruesit në Hollin e portreteve.
Ftohen mediet ta mbulojnë aktin e nënshkrimit dhe dhënies së deklaratave.